
Pasditen e së martës u zhvillua në Vatikan ceremonia e kremtimit të 60- vjetorit të Koncilit të dytë “Nostra Aetare”, ku po merr pjesë dhe kryegjyshi botëror Dedë Edmond Brahimaj.
I ftuar në ceremoni ishte dhe gazetari Ferdinand Samarxhi, Sekretari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Geni Kruja.
Para nisjes së ceremonisë, kryegjyshi botëror Dedë Edmond Brahimaj mori pjesë dhe në pritjen e Atit të Shenjtë Papa Leo XIV.
Dikasteri për Dialogun Ndërfetar, shënon 60-vjetorin ei Nostra Aetate, deklarata historike e Koncilit të Dytë të Vatikanit mbi marrëdhëniet e Kishës me ndjekësit e feve të tjera.
Prej gjashtë dekadash, ky dokument ka udhëhequr Selinë e Shenjtë dhe kishat lokale në mbarë botën në ndërtimin e marrëdhënieve domethënëse dhe bashkëpunimit ndërfetar.
Ky përvjetor kremtohet në kuadër të Vitit Jubilar, një Pelegrinazh Shprese, në një kohë kur bota jonë përballet ende me konflikte dhe pasiguri.
Audienca e Përgjithshme e drejtuar nga Ati i Shenjtë më 29 Tetor do t’i kushtohet gjithashtu temës së dialogut ndërfetar.
Gjatë këtyre 60 viteve, dialogu ndërfetar ka dëshmuar se është një forcë e fuqishme për shërimin e plagëve, parandalimin e konflikteve dhe ndërtimin e urave të mirëkuptimit.
and then