FOTO/ Në Itali të bindur, Spalletti zgjedhja e parë e Juves

Në Torino, në pak kohë, Juve duhet të bëjë edhe një herë llogaritë me stolin. Pas Motta-s dhe Tudor, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” duhet të gjejnë një trajner të ri, situata bëhet shqetësuese pasi janë të detyruar të paguajnë tre trajnerë njëkohësisht, të paktën deri në 2027. Për momentin ekipin do ta drejtojë Massimo Brambilla, një zgjidhje brenda shtëpisë për t’i dhënë më shumë kohë drejtuesve të gjejnë trajnerin e ri. Për momentin, pas shumë emrave të lakuar në media, lista është reduktuar në vetëm 3 profile, Luciano Spalletti, Roberto Mancini dhe Raffaele Palladino.

Në Itali, tre të përditshmet kryesore, La Gazzetta, Corriere dhe TuttoSport bashkohen në një pikë: “Luciano Spalletti është preferenca e parë e Juves”.

Po përse Spalletti, kjo është edhe pyetja që shtron TuttoSport. Spalletti përfaqëson një zgjedhje të sigurt. Juve u dogj duke vendosur bast për Thiago Motta-n dhe Tudor, tani nuk është koha për eksperimente, por kërkohet një trajner kalibri dhe Spalletti është pa diskutim një prej tyre, një trajner që e njeh Serie A deri në detajin më të vogël. Mbetet për t’u parë se me çfarë moduli mund të luajë tek Juventus. Në Napoli, ku kishte dhe kulmin e karrierës së tij, kurorëzuar me titullin kampion, Spalletti luajti me 4-3-3 e tij të preferuar, ndërsa tek Italia u dorëzua duke luajtur me 3-5-2.

Një tjetër profil ekspert është edhe Roberto Mancini, një trajner që di se çfarë do të thotë të drejtosh një ekip “big”. Manicini është pushim pas një eksperience jo pozitive të kaluar në Arabinë Saudite. Pengesë për të arritur tek Mancini janë pretendimet e tij ekonomike të larta, që Juve nuk mund t’ia lejojë vetes në një kohë kur janë të detyruar të paguajnë edhe Motta e Tudor.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×