Gonzato: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet një objektiv kombëtar

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mori pjesë sot në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE, ku theksoi se qeveria shqiptare ka një agjendë tejet ambicioze për integrimin në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij Gonzato tha se “takimi i sivjetshëm i Komisionit të Stabilizim-Asociimit, Shqipëri-BE, zhvillohet në një moment vendimtar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pas zgjedhjeve të majit kemi tashmë një parlament të ri dhe një qeveri të re, e cila i ka vendosur vetës një agjendë ambicioze për anëtarësimin në BE”.

Kreu i BE-së tha se “arsyeja e kësaj mbështetje të gjerë politike është e thjeshtë sepse integrimi në BE pasqyron aspiratën e më shumë  90% të qytetarëve shqiptarë dhe për të përmbushur këtë pritshmëri kërkohet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave parlamentare me synim për të arritur këtë objekt të përbashkët kombëtar”.

“Ashtu siç e tha edhe kryetari i Kuvendit, Peleshi, kjo është një ambicie e të dyja palëve, pra anëtarësimi në BE mbetet një objektiv kombëtar i përbashkët dhe gëzon mbështetje të gjerë në gjithë spektrin politik. Kjo është një çështje shumë rëndësishme sepse në fakt i anëtarësimi është një proces shndërrues që kërkon angazhim dhe përkushtim nga të gjithë sektorët e shoqërisë dhe përfaqësuesit e tyre të zgjedhur”, nënvizoi Gonzato.

Sipas tij, Shqipëria ka hapur 5 nga 6 grup-kapitujt negociues dhe puna po vazhdon për të hapur grupimin e fundit mbi bujqësinë përpara fundit të këtij viti.

“Ky është një sukses i qartë për Shqipërinë, por është vetëm fillimi, sepse në fakt është fundi i fillimit. Mbyllja e kapitujve është një ushtrim shumë më i vështirë sesa hapja e tyre. Aktualisht vëmendja është përqendruar tek përmbushja e piketave të përkohshme, me objektivat e ndërmjetme që shtetet anëtare i kanë përcaktuar Shqipërisë si prova e vendosmërisë së saj për reformat e nevojshme”, theksoi Gonzato.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×