Ina Zhupa në Këshillin e Stabilizim-Asociimit: Mega-aferat korruptive e largojnë Shqipërinë nga rruga e integrimit

Deputetja Ina Zhupa, gjatë diskutimeve në Këshillin e Stabilizim-Asociimit, deklaroi se Shqipëria po largohet nga rruga e integrimit europian për shkak të mega-aferave korruptive dhe mungesës së transparencës në investimet strategjike.

Zhupa theksoi se turizmi po përdoret si alibi për skema korruptive dhe preferenciale, ku statusi i “investimeve strategjike” u jepet individëve të lidhur me pushtetin politik apo me kapital të dyshimtë financiar. Ajo përmendi rastin e bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, si dhe pastrimin e parave nga krimi i organizuar.

Sipas saj, koncesioni i Aeroportit të Vlorës është një procedurë fiktive dhe mashtrim ligjor që rrezikon biodiversitetin e lagunës së Nartës, ndërsa Aeroporti i Mynihut është tërhequr nga supervizimi për shkak të shkeljeve mjedisore.

Zhupa kritikoi gjithashtu ndryshimet në ligjin e Zonave të Mbrojtura, legalizimin masiv të kanabisit gjatë vitit elektoral dhe aferën e inceneratorëve, duke theksuar se “asnjë incenerator nuk funksionon dhe qytetarët paguajnë çdo ditë nga taksat e tyre”.

Në përfundim, deputetja deklaroi se Bashkimi Europian nuk mbështet aferat korruptive që fshihen pas pretendimeve për zhvillim turizmi apo proces integrimi.

Fjala e plotë:

Turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive e preferenciale te “investimeve strategjike”. Keta te fundit kane perfituar kete status jo rralle here ne mungese te theksuar te procedurave konukrenciale dhe transparences publike, por mbi te gjitha persona te veshur me pushtet politik si ne rastin e bashkeshortit te ish-Ministres se Jashtme Znj. Xhacka apo pastrimit te parave nga krimi i organizuar nepermjet inidividesh presta nome pa historik te kapitalit financiar te justifikueshem. Gjatë fushatës elektorale investitorët strategjik kishin objektiv votat ne zonat e tyre, ne zonen time elektorale jane premtuar investime te reja stategjike ne Lekurs, ne Ksamil.

Mega-afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit. Projekti tashmë korruptiv edhe publikisht dhe në shkelje të MSA per mungese konkurencë në tenderim, i aeroportit tëVlorës, vazhdon të mbetet një rrezik për biodiversitetin e florës e faunën së lagunës së Nartës. Nga ana tjetër prej muajsh, mediat raportojnë se kantieri është jashtë pune duke kujtuar se Aeroporti i Mynihut u tërhoq nga supervizimi për shkak dhe tëpresionit mbi shkeljet e konventave ndërkombëtare dhe rrezikutmjedisor. Dëmi që i është shkaktuar aktualisht dhe nëse projekti nuk përfundon, do të krijojë një ndotje afatgjatë mjaft të rëndë për mjedisin e zonës së mbrojtur.

Projekte infrastrukturore ngelen projekte korruptive dhe që nuk janë ngritur në nivelin për ta kthyer Shqipërinë si destinacion turistik dhe janë më shumë dosje hetimore sesa investime të frytshme për vendin.

Ligji nr. 81/2017, i Zonave të Mbrojtura ishte hartuar në frymën e legjislacionit dhe parimeve Evropiane me asistencën e ekspertëve dhe deri në këtë moment nuk ishte paraqitur asnjë raport apo analizë studimore e cila dëshmonte vështirësitë e implementimit të ligjit apo probleme tëmundshme në terren. Pra dukshëm, nuk kishte asnjë arsye apo shqetësim real për të propozuar ndryshime drastike në këtë kuadër ligjor. E aq më pak, nuk ishte aspak e nevojshme që këto ndryshime të bëheshin pa konsultime me ekspertë dhe institucionet përgjegjëse vendase apo të huaja.

Në lidhje me mjedisin kujtojmë se në vitin elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis, sa kurrë ndonjëherë në histori…Dhe që të gjitha këtu, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti. Narkoqeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29.000 hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikon vetëm 200 hektarë në total. Ky veprim ishte një formë blerjeje masive të votave, në kundërshtim me ligjin dhe me konventat ndërkombëtare.

Në Shqipëri u harxhuan miliona euro dhe vazhdojnë harxhohen për futjen e metodës së incenerimit dhe tashmë morën kthesë pa pranuar dështimin dhe duke vazhduar të paguajmë kostot e korrupsionit. Në fakt asnjë incenetor nuk funksion as ai i Elbasanit, as u Fierit dhe ai i Tiranës as nuk ekziston dhe merr 80.000 euro cdo dite nga taksat e qytetarëve Një aferë 430 milion euro dhe problemi i mbetjeve është berë tashmë edhe problem i korrupsionit përvecse nuk është zgjidhur, ku shumë kanë shkuar në burg dhe të tjerë do të shkojnë.

Bashkimi Europian nuk mbështet aferat korruptive që fshihen me pretendimin e zhvillimit të turizmit, mjedisit dhe medemek procesin e integrimit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×