
Serbia ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Dragan Stojkovic, pas humbjes me Shqipërinë. Te përfaqësuesja serbe kanë punuar për gjetjen e pasuesit dhe sipas asaj që shkruan Kurir, zgjedhja e parë e drejtuesve është Veljko Paunović, një emër i njohur atje.
“Siç qëndrojnë gjërat tani, Veljko Paunović është trajneri i ri i Serbisë! Shanset janë 90 për qind. Ka pak gjëra që mund të prishin marrëveshjen.”- shkruhet te media serbe, Kurir.
Misioni i Serbisë për Play Off mbetet në limitet e të pamundures, duke qenë se tani Shqipërisë i mjafton fitorja ndaj Andorrës për të arritur diçka të tillë zyrtarisht.
and then