Punonjësi i Tatimeve tentoi të ndizte makinën kur ndodhi shpërthimi i telekomanduar, zbardhet dinamika e ngjarjes në Shkodër

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Shkodër, ku pas një shpërthimi me tritol u plagos Enea Buzukja. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për se lënda plasëse është vendosur në një motor të parkuar afër automjetit me të cilin do lëvizte i plagosuri Buzukja.

Sapo punonjësi i monitorimit në terren pranë Drejtorisë së monitorimit në terren, në rajonin e Veriut, ka dashur që të hipte në automjetin e tij, ka ndodhur shpërthimi i telekomanduar i motorit që ka sjellë edhe plagosjen e shtetasit Enea Buzukja, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka një plagë në dorë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për zbardhjen dhe identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×