
Ish-deputete e PD, Dhurata Çupi, theksoi se Shqipëria sot ka nevojë për 94 bashki, pasi sipas saj, pushteti vendor duhet të jetën më afër qytetarit.
Çupi theksoi se reforma aktuale territoriale ka qëllime të pastra politike nga ana e PS, pasi sipas saj, në qarqe të majta janë shtuar bashkitë, kurse në ato të djathta janë pakësuar.
“Përfaqësimi i drejtë i qytetarëve është raporti që është i depozituar në kuvend me 94 bashki. Ku kryebashkiaku apo punonjësi të jetë më afër qytetarit.. Ka raporte të ndryshme me vende të ndryshme në BE. Ka bashki me 6500, ashtu siç ka bashki me 22 000.
Ne kemi mesatare prej 47 000 banorë për Bashki që në gjykimin tim është i madh. Sot është e domosdoshme që të jetë pushteti vendor më afër qytetarët.
Reforma aktuale është bërë me qëllime të pastra politike nga PS. Disa qarqe që janë të majta ka bërë disa bashki, kurse në ato të djathta i ka minimizuar.”, tha Çupi.
and then