
Analisti Ermal Hasimja, i ftuar në studion e “Log.” ka folur për sondazhin e “Notosondaggi” dhe News24 për bashkinë e Tiranës, në lidhje me pyetjen e vlerësimit të qytetarëve për punën e Erion Veliajt në drejtimin e bashkisë për vitet që ka qenë në detyrë.
Ai u shpreh se Veliaj nuk është në një situatë normale tani dhe se ai ka humbur mbështetjen e strukturave klienteliste që prodhonin vota për të.
Sipas tij në momentin që Veliaj ka humbur këtë “mburojë”, për të mbetet vetëm pëlqyeshmëria “neto”, e cila në total përllogaritet në 29% në total, sipas sondazhit të publikuar në News24.
“Veliaj nuk është në situtatë normale tani, është në situatë që ai ka “ra nga fiku’ dhe gjithë sistemi klientelist që mbështet votën, vota nuk mat pëlqyeshmërinë. Vota mat kapacitetin të PS për të nxjerrë njerëz për të votuar për dikë. Mund të ketë raste që dikush nuk e do fare Veliajn, por e voton për shkak të arsyeve të partisë. Në momentin që i hiqet kjo mburojë, kjo nxitje, aq më tepër kur Veliaj konsiderohet nga disa socialistë si rebel ndaj Ramës, gjithë kjo pjesa artificiale hiqet dhe mbetet mbështetja neto e Veliajt që ekziston për të. Shifrat më duken normale, madje mund të kishte qenë edhe më e ulët mbështetja për të”, tha ai.
and then