SPAK prova të reja në procesin ndaj tij, Meta reagon nga qelia: Asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljet e mia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas lajmin të sotëm se SPAK ka dorëzuar të tjera prova të reja në lidhje me procesin gjyqësor ndaj tij. Përmes një mesazhi, nga qelia, Meta ironizon provat që sipas tij kanë ardhur nga ‘Amerika’.

Ai tha se ‘provat’ janë gënjeshtra të shpërndarja sipas tij nga SPAK.

REAGIMI
Në respekt të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dua të shpreh përbuzjen time publike për gjoja prova të reja që paskan ardhur nga “Amerika” pas përfundimit të hetimeve.
Kjo gënjeshtër e shpërndarë nga SPAK-u dhe prokurorët e provuar si shkelës të ligjit dhe kamikazë të Kryekleptokratit, Edi Rama është një mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm dhe kriminal, si dhe për t’u dhënë mandate të përjetshme kamikazëve që janë provuar si garantë të pandëshkueshmërisë së Edi Ramës dhe armiq të betuar të opozitës dhe pluralizmit politik.
Shpreh bindjen e plotë se asnjë letërporosi as ka ardhur dhe as mund të vijë që provon shkeljen e ligjeve shqiptare, amerikane apo ndërkombëtare nga Ilir Meta apo pasjen time dijeni për shkelje të tilla të kryera nga njerëz të tjerë në Shqipëri, SHBA apo kudo tjetër.
E kemi thënë edhe më përpara se gjithçka është fund e krye një mashtrim.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×