
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për një nga çështjet më të mëdha të mashtrimit kompjuterik në vend, ku janë dënuar 16 të pandehur, mes tyre Bruno Çobo, Elisa Çaçi (Caci), Gilbert Palushani, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Antoneta Malo (Pepkolaj), Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna.
Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar gjykimin e tyre për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për “Grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 143/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, ndërsa trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, shpalli vendimin nr. 66, datë 27 tetor 2025.
Në përfundim të procesit, gjykata vendosi dënime që variojnë nga 6 vite e 8 muaj deri në 8 vite burgim, pasi të gjitha dënimet përfundimtare u reduktuan me një të tretën për shkak të procedurës së shkurtuar.
Më i dënuari në këtë proces rezulton Bruno Çobo, i cili u shpall fajtor për “Mashtrim kompjuterik” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe “Grup të strukturuar kriminal”, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burg. Elisa Çaçi (Caci) dhe Gilbert Palushani u dënuan secili me 7 vite e 4 muaj burg, ndërsa Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Antoneta Malo (Pepkolaj), Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna morën dënime nga 6 vite e 8 muaj deri në 7 vite e 4 muaj burgim, në varësi të rolit dhe pjesëmarrjes në veprimtarinë kriminale.
Sipas vendimit, të gjithë të pandehurit rezultojnë të kenë qenë pjesë e një skeme të gjerë mashtrimi përmes përdorimit të mjeteve kompjuterike, duke dëmtuar një numër të konsiderueshëm qytetarësh. Gjykata vendosi që dënimet të vuhet në burgje të sigurisë së lartë, duke llogaritur kohën e vuajtur nën masat e sigurimit “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”.
and then