
Të “çmendur” pas Fisnik Asllanit. Sulmesi i përfaqësueses dardane po kalon një moment fantastic në kampionatin gjerman me fanellën e Hoffenheim, duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave “big” të Evropës.
Pas humbjes së Woltemade, i cili përfundoi te Newcastle, Bayern tashmë i ka vënë syrin një sulmuesi të ri. Sipas Sky Sports DE, bëhet fjalë për Fisnik Asllanin. Sulmuesi që ka luajtur 10 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës dhe ka shënuar 2 gola, po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Hoffenheim.
Në nëntë ndeshje zyrtare, lojtari i lindur në vitin 2002 ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë dy asiste, dhe padyshim që ka hapësirë të konsiderueshme për përmirësim. Ai tërhoqi vëmendjen e klubit bavarez sezonin e kaluar gjatë huazimit të tij te Elversberg me 19 gola dhe 10 asiste në 39 ndeshje zyrtare, por tani po bën bujë edhe në Bundesligë. Bayern tani e shikon Asllanin si një zëvendësues të Harry Kane.
Por bavarezët më parë duhet të mundin konkurencën e Barcelonës, që ka nisur interesimin, aq më tepër që pëlqehet shumë dhe nga lojtari si destinacion. Një gjë është e qartë, në verë sumuesi do të largohet nga Hoffenheim.
and then