
Kryetarja e Komisionit të Medis Jorida Tabaku ka deklaruar se në Kuvend do të kërkohet debat në lidhje me sulmin e bërë ndaj News24 në fillim të muajit gusht.
“Sot kemi 2 rezoluta, AMA dhe RTSH. Dua të ndaj me ju me shqetësim diskutimet për raportin e OSBE dhe ai që do dalë nga BE për mediat.
Raporti i ODIHR-it ngriti shqetësime lidhur me median, pavarësinë e saj dhe kushtet e vështira në të cilat punojnë gazetarët. Opozita do të punojë për paketën e medias dhe për forcimin e pavarësisë së saj.
Opozita do të kërkojë që të ketë një debat dhe diskutim për atë që ka ndodhur me News 24, një media që është vënë nën presion të hapur nga mazhoranca. Në këtë komision do të kërkojmë të zhvillohet një diskutim jo vetëm për median në tërësi, por edhe në mënyrë të veçantë për rastin e News 24”, tha ajo.
and then