
Monika Kryemadhi ka bërë të ditura detaje në lidhje me procesin ndaj saj, Ilir Metës dhe Fatime Kryemadhit. Në një deklaratë për mediat pas shtyrjes së seancës së sotme, Kryemadhi tha se tashmë janë të ditura emrat e kompanisë dhe personave në lidhje me pagesat për lobimin në SHBA.
Ajo ka akuzuar se gjithçka është stisur nga Yuri Kim, ndërsa ka paralajmëruar se “gjuetia e shtrigave” do të nisë të zbardhet tani.
“Një gjë të mirë kishte sot seanca, sepse sot kemi kompanitë apo personat që ka paguar fatura në emër të të ashtuquajturës LSI. Del në pah grushti i shtetit apo puci ndaj familjes time apo rrethit shoqëror. Një kompania amerikane ka paguar për lobim në SHBA. Që nga ky moment akuzat për lobimin nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngarkojnë me faj kompaninë GSIS, që ka pranuar që në llogarinë e një kompanie lobimi të paguhen para në emër të një partie shqiptare.
Tani do nisë të zbardhet skema e gjuetisë së shtrigave të Yuri Kim që për fat të keq nuk e zgjidh dot me një bursë në Angli për xhelatin e saj që ka në SPAK”, tha ajo.
and then