VIDEO/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohen dy vëllezërit në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

Dy vëllezërit banues të fshatit Manzë E.H dhe A.H janë arrestuar nga autoritetet, pasi akuzohen nga Gjykata e Breshias në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas burimeve, pritet ekstradimi i tyre drejt Italisë.

Njoftimi i plotë i Interpolit:
Finalizohet operacioni i koduar “Brothers”, për kapjen e 2 shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Kapen dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 vëllezër të akuzuar nga Gjykata e Breshias, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”, për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve:
E. H., 32 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Manzë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, i akuzon për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e 2 vëllezërve, në Itali.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×