
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka komentuar dakordësinë mes PS-PD sa i takon Reformës Zgjedhore si dhe zhvillime të tjera politike në vend.
E ftuar në programin e drekës në News24, Çupi tha u shpreh skeptike për marrëveshjen mes këtyre dy forcave, ndërsa theksoi se dhe më herët ka pasur dakordësi për këto çështje, por në fund ka vendosur PS-ja, me forcën e kartonëve.
“Parimisht në një vend demokratik, ku të gjitha forcat politike bien dakord, PD-PS, është lajm i mirë nëse shihet në këtë prizëm. Nëse dy partitë politike ben dakord për një reformë, ajo çka lind pas këtij parimi të dakordësisë; a janë reforma për qytetarët? A i shërbejnë të mirës publike apo vetëm partive? Nëse e marrim në kuptimin e gjerë, reforma territoriale dhe ajo zgjedhore, është lajm i mirë. Ajo që më bën të dyshoj është fakt i një tradite është fakti se PS është treguar e sjellshme gjatë rrugës, por më pas është treguar kartoni i numrave. Nëse kjo ndodh sërish, qytetari ngelet në të njëjtin pozicion. Edhe nga historia e 34 viteve, nëse një reformë është e suksesshme, do të duhet dakordësia mes qeverisë dhe opozitës. Nëse ska dakodësi, është e ditur që nuk ka sukses. Në vitin 2017 dhe në 2020-ën. Reforma Zgjedhore e me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Vitet kanë treguar se reformat zgjedhore janë ndryshuar vetëm për t’i bërë mirë ose për t’i shërbyer PS-së. Në 2024 kam qenë pjesë e dialogut, ku u fol gjithçka dhe u presionua nga maxhoranca që; nëse nuk e doni kështu, do të miratohet me forcën e kartonëve. Në reformat zgjedhore kur kanë dashur partitë e mëdha, i kanë vendosur dhe forca të tjera parlamentare. E vendosin dy partitë e mëdha. Partitë e vogla do të duhet të kenë zërin e tyre. Janë parti me peshë. Edhe partitë e vogla duhet ta pranojnë që peshën e kanë PS-PD. Kam frikën tjetër se dhe PD, me peshë elektorale të madhe, pas PS-së, kjo e fundit s’do ta përfillë në reformën zgjedhore. Kjo dakordësi është bërë dhe më herët, dhe në fund reformat janë miratuar me dhunën e forcës së kartonëve të PS. Ka sinjale, por ka një të vërtetë. PS nuk lëshon pushtet. Ajo e mban pushtetin. Nuk ka asnjë qëllim që të krijojë rrotacionin, e pengon atë dhe përdor të gjitha format. Raportet e OSBE janë regresive nga 2012-ta e deri tani. Do të insistoja, s’ka rëndësi sistemi sesa integritet zgjedhor. Sot deformohen të dhënat zgjedhore, vullneti i zgjedhësve. Edhe këtë herë nuk pres rezultate. PS nuk lëshon nga pushteti i saj, por dëshpërimisht tenton të marrë dhe një oaz demokracie. S’ka kriter moral.”, tha ajo.
and then