VIDEO/ U kërcënua prokurori pasi Belinda Balluku u thirr nga SPAK? Altin Dumani: Dritan Prençi ka mbështetjen time për hetimin e çdo çështje që ka në ndjekje

Kreu i SPAK, Altin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve gjatë raportimit të tij në Parlament, për punën vjetore të institucionit që drejton.

Dumani iu përgjigj një pyetjeje nga deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili u interesua në rast se ka pasur kërcënime ndaj prokurorit special Dritan Prençi, në lidhje me hetimin e tij për zv/kryeministren Belinda Balluku.

Dumani u shpreh se prokurori Prençi dhe të gjithë kanë mbështetjen e tij si drejtues i SPAK, ndërsa theksoi se ai ka gjithë suportin për hetimin e çdo rasti.

Altin Dumani: Prokurori Prençi dhe të gjithë kanë mbështetjen time si kryetar i SPAK. Deri tani nuk më ka paraqitur ndonjë problem për ndonjë kërcënim ndaj tij. Prençi ka gjithë mbështetjen time në hetimin e çdo çështjeje që ka në ndjekje. Ashtu siç thashë, jo vetëm ai por gjithë prokurorët e SPAK. Në asnjë rast nuk kam bllokuar hetime, por jam munduar të krijoj një ambient ku prokurorët ndihen të lirë për të ushtruar ndjekjen penale.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×