
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të marte në Durrës, ku djali Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli në banesë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Shkallnur. 69-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Rreth 2 orë pas ngjarjes, autori u arrestua nga policia në zonën e plazhit.
Burimet bëjnë me dije se 25-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se më parë ka shfaqur sjellje agresive.
and then