Zgjedhjet në Tiranë/ Sondazhi i “Noto”: Trafiku, problemi kryesor i kryeqytetit sipas të anketuarve

Në emisionin “Log.” në News24 janë publikuar rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara se të zhvillohen zgjedhjet lokale në Tiranë.

Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, paraqet prirjet elektorale dhe shqetësimet kryesore të qytetarëve për bashkinë më të madhe të vendit, ku do të votohet për pasardhësin e Erion Veliajt në krye të saj.

Sipas pyetjes së parë të sondazhit, “Cili është, sipas jush, problemi kryesor/emergjent i Bashkisë së Tiranës?”, trafiku i tepërt renditet në krye të listës, me 54% të të anketuarve që e shohin si sfidën më urgjente të kryeqytetit.

Problematikattt
Problematikattt

Pas tij, qytetarët rendisin transportin publik të pamjaftueshëm me 24.5%, ndërsa riparimi dhe mirëmbajtja e rrugëve vjen i treti me 24%.

Ndër shqetësimet e tjera të përmendura janë: mungesa e korsive të biçikletave (12.6%), ndriçimi i dobët publik (9.1%), menaxhimi i mbeturinave (5.5%), si dhe mungesa e hapësirave të gjelbra (2.1%).

Vetëm 1.6% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk e dinë ose nuk kanë një opinion të qartë për këtë çështje.

Ky sondazh reflekton se problemet e infrastrukturës dhe qarkullimit mbeten kryefjala e pakënaqësive në Tiranë, ndërkohë që çështjet mjedisore dhe shërbimet publike zënë vend më të vogël në perceptimin e qytetarëve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×