
Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se në dosjen hetimore të SPAK ndaj Belinda Ballukut janë 2.2 miliardë euro abuzime me fondet publike.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se zv/kryeministrja do të merret e pandehur vetëm për një aferë që shkon 1 milion euro. Sipas tij, kjo pasi dosjet mbyllen në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa hodhi dyshime për pagesa ryshfeti.
Sali Berisha: Skapi i partisë aktualisht është institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare. Ju keni dëgjuar se njerëzit në një besim, normal, edhe opozita duke dëshmuar se qëndron luajale ndaj shtetit ligjor, ndaj shoqërisë me shtet, dërgojnë dosje të panumërta. A e dini ju se çfarë ndodh? Dosjet mbyllen kundrejt ryshfeteve. Dosjet në Skap mbyllen kundrejt ryshfeteve. Prandaj dhe aty kthehen në turshi ato aty. Po!
Zyrtarët që kanë vejdhur qytetarët, që janë bërë milionerë duke vjedhur qytetarët, kur shkojnë dosjet aty, i mbyllin nëpërmjet ryshfetit. Jashtë çdo lloj standardi. Sigurisht që e ndjek me shumë preokupim kur në dosjet e Lubi Ballukut janë të qarta si kristali mbi 2.2 miliard euro. Lubia do merret e pandehur për 1 milion euro apo më pak mbase. Pra, e vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash dhe kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend.
and then