
Karabinerët italianë kanë arrestuar flagrancë një 24-vjeçar shqitpar pasi shiti 0.44 gramë kokainë një 47-vjeçari vendas.
Aksioni është kryer në Vairano Patenora, në Via Panoramica, nga efektivët e Stacionit Vairano Scalo në Caserta të Napolit. Shqiptari nuk kishte një vendbanim fiks, por kishte hyrë ligjërisht në Itali si turist.
Oficerët e kapën të riun në momentin që i shiti një dozë prej 0.44 gramësh kokainë një 47-vjeçari vendas, në këmbim të 40 eurove.
Pas një kontrolli personal, 24-vjeçarit iu gjet në posedim edhe 4 doza të tjera kokaine (me një peshë totale prej 1.77 gramësh), 2 doza 0.81 gramëshe, 2 doza hashashi me peshë 10.53 gramë në total, si dhe shumën prej 635 eurosh në para të gatshme, e një telefon inteligjent, informon media italiane.
Policia po verifikon mesazhet dhe kontaktet e shqiptarit në telefonin e sekuestruar, pasi dyshohet se ai është pjesë e një organizate më të madhe trafiku.
Blerësi 47-vjeçar u raportua në Prefekturë për përdorim personal të lëndëve narkotike, ndërsa i arrestuari u dërgua në burgun Santa Maria Capua Vetere, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
and then