
Deputeti i Partisë Demokratike, Arian Ndoja, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar mundësinë që disa nga zyrtarët e lartë të arrestuar në Shqipëri të bashkëpunojnë me drejtësinë, duke u kthyer në të ashtuquajturit “pentito”, term i përdorur për personat që pranojnë të dëshmojnë kundër të tjerëve në shkëmbim të lehtësimeve ligjore.
Ndoja theksoi se motivet që çojnë një person në këtë hap nuk lidhen domosdoshmërisht me frikën apo pamundësinë për të përballuar burgun, por me dëshirën për hakmarrje.
“Pentito njerëzit nuk bëhen nga frika, jo se nuk mbajnë dot burgun, por nga hakmarrja. Jo se nuk mbajnë burgun, edhe atje është jetë, por bëhen pentito për hakmarrje. Nxiten nga hakmarrja,” u shpreh Ndoja.
Deputeti demokrat sugjeroi se fenomeni i “pendesës” në sistemin e drejtësisë duhet parë me kujdes, pasi shpesh prapavijat e deklaratave të bashkëpunëtorëve nuk lidhen me ndjenjën e fajit, por me motive personale.
and then