
Analisti Mentor Kikia, në një intervistë për Neës 24 theksoi se shteti ka mekanizma të ndryshme për ta detyruar Belinda Ballukun për tu paraqitur në SPAK, nëse kjo e fundit nuk paraqitet deri të premten.
Ai tha se nuk beson se mund të ndodhë skenari që Balluku mos paraqitet në SPAK.
“Padyshim. Fakti i dytë që ta pranojmë që është ai i të premtes është alternativa fundit për tu paraqitur vullnetarisht. Më pas shteti ka të tjera mekanizma për ta detyruar një individ pavarësisht statusit të të akuzuarit që të shkojë përpara drejtësisë. Unë nuk besoj se ka ndodh një skenarë B, për ta refuzuar pjesëmarrjen. Besoj se do të paraqitet se çfarë do të ndodhë atje brenda është një konspiracion nga jashtë.
Duke qenë në këtë vend veprimet e drejtësisë kanë pasur gjithmonë prapavija politike. Ne nuk i kemi parë si veprime të pastra të një institucioni drejtësisë. Edhe ato që nuk e kanë pasur ngarkesën politike. Me këto lloj konspiracionesh dhe përpjekjet për të dëshifruar këto mesazhe i kemi parë si përgjigje politike.
Gjithmonë ka qenë ngarkuar me këtë përpjekje për të zhvilluar për të nxjerrë në sipërfaqe dimensionin politik më shumë se sa dimensionin e vetë drejtësisë. Në rastin e Ballukut më shumë se sa ndëshkimi i korrupsionit ajo që përmend më shumë do e shkoj apo jo. Çfarë mesazhi ishte ai ku ka thën Rama drejtësia po bën punë e vetë?
Në fakt unë do të thoja që këto lloj skenarësh politik. Padyshim bëhet fjalë për zëvendës.kryeministen që ka 13 vjet në qeveri.
Padyshim një veprim i drejtësisë nuk është vetëm çështje ligjore por ka dhe impaktin politik. Nëse drejtësia do të futej në ato që ne kemi dëgjuar hamëndësuar deri tani që prokuroria u përdor nga Rama për të larguar Veliaj dhe tani e mbylli misioni n edhe Belinda. Nuk e di sa të vërteta ka por mjedisi jonë është i mbushur me konsipracion.”, tha Kikia.
and then