
Moderatori i emisionit “Oponencë”, Shpend Gashi e ka cilësuar zv/kryeministren Belinda Balluku njeriun e gjithëfuqishëm, e cila sipas tij nuk mund të shoqërohet në SPAK me forcë.
Gashi përmendi disa raste të arrestimeve nga SPAK, ku veçoi atë më flagrantin, arrestimin me forcë të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Sipas tij, në Shqipëri, drejtësia po trajton disa si të nënës dhe disa si të njerkës.
“Me forcë është marrë si narkotrafikant, ish-presidenti Ilir Meta. Ka ndodhur që forcërisht të sulmohen kandidatët për deputëtë të PD, zoti Berisha, donin që dhe ai të mbyllej në kullë, zoti Meta. Po tigri iku, lali Eri iku me këmbët e veta dhe nuk doli më, kurse zonja Balluku në dijeninë time, ka bërë një tur ballkanas pak Evropë Qendrore. Kjo lloj drejtësie që po na serviret, duket se po na trajton disa të nënës, disa të njerkës. Në rastin e Ballukut duket sikur është e nënës, ndërsa ata të opozitës janë të njerkës”, tha Gashi.
Shpend Gashi: Ajo nuk mund të shoqërohet me forcë, ajo është e gjithëfuqishmja e Shqipërisë. Na ka shkurtuar kohën me 45 minuta në Dhërmi, pavarësisht se ka vjedhur.
Me forcë është marrë si narkotrafikant, ish-presidenti Ilir Meta. Ka ndodhur që forcërisht të sulmohen kandidatët për deputëtë të PD, zoti Berisha, donin që dhe ai të mbyllej në kullë, zoti Meta. Po tigri iku, lali Eri iku me këmbët e veta dhe nuk doli më, kurse zonja Balluku në dijeninë time, ka bërë një tur ballkanas pak Evropë Qendrore. Kjo lloj drejtësie që po na serviret, duket se po na trajton disa të nënës, disa të njerkës. Në rastin e Ballukut duket sikur është e nënës, ndërsa ata të opozitës janë të njerkës.
and then