
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, nga SPAK, duke ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e saj publike dhe udhëtimet jashtë vendit.
Gjokutaj e kritikoi ashpër faktin që, sipas tij, Balluku ka vazhduar të kryejë vizita zyrtare jashtë vendit në një kohë kur është nën hetim, duke e cilësuar këtë si veprim të papërgjegjshëm dhe të pamoralshëm nga ana institucionale.
“Balluku me fletë-thirrje në xhep shkon në Zvicër e Bullgari. Në tre shtete që shkoi, a firmosi ndonjë kontratë, a bëri gjë kjo? Kur shkon ministrja e linjës, firmoset një kontratë. Kur shkon ministri, hidhet vetëm firma. Çfarë janë këto vizita që bën ajo? Nuk është morale, as shtetërore,” deklaroi Gjokutaj.
Avokati shtoi se kryeministri Edi Rama duhej të kishte ndërhyrë për ta ndaluar zëvendësen e tij nga këto lëvizje ndërkombëtare.
“Rama duhet t’i thoshte stop kësaj zëvendëses së tij. T’i thoshte: ‘Stop, ku vete ti?’” theksoi ai.
Në vijim, Gjokutaj akuzoi Ballukun për lidhje nepotike dhe për përfitime nga pozita e familjarëve të saj në institucione të rëndësishme të drejtësisë.
“Kjo Belinda deri tani ka bërë poça, se ka pasur motrën kryetare të KPK-së,” shtoi ai me tone kritike.
				
             

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then