
Drejtuesi i ri i departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Ted Kopliku, ka folur në një intervistë për News24 mbi rolin dhe misionin e këtij strukture të re brenda PD-së.
Kopliku u shpreh se qëllimi kryesor i nismës është të krijojë mundësi për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të përfshihen aktivisht në jetën politike dhe publike në Shqipëri.
“Jemi përpjekur të krijojmë mundësi për shqiptarët jashtë vendit që të përfshihen në politikë në Shqipëri. Këta të rinj dhe të reja kanë mundësi të bëhen pjesë e administratës shtetërore dhe më pas të kontribuojnë për zhvillimin e vendit,” tha ai.
Sipas Koplikut, faza e parë e projektit është realizuar me sukses, duke përfshirë 100 ekspertë shqiptarë nga fusha të ndryshme që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
“Deri tani fazën e parë e kemi kryer me sukses, kemi 100 persona ekspertë të gjitha fushave nga vende të ndryshme të botës,” shtoi ai.
Ai e përshkroi “Brain Gain”-in si një model të ngjashëm me një “Think Tank”, që funksionon si laborator idesh brenda PD-së, por edhe si një bazë për ndërtimin e burimeve njerëzore të partisë.
“Brain Gain ngjan me modelet e një Think Tank-u, sepse kështu kemi funksionuar, si një laborator idesh brenda PD-së dhe shpresojmë të jetë edhe laborator burimesh njerëzore për PD,” u shpreh Kopliku, duke shtuar se projekti është mirëpritur nga Sali Berisha, si pjesë e iniciativës së Rithemelimit të PD-së.
Duke iu përgjigjur kritikave se në PD mungon gara e brendshme, Kopliku theksoi se Partia Demokratike mbetet forca e vetme në vend ku ekziston konkurrenca e brendshme politike.
“Shpesh thonë në PD nuk ka garë, por PD është e vetmja parti politike që ka garë brenda saj, larg të qenit perfektë, por ka garë,” përfundoi ai.
and then