“Duhen edhe votat tona për të ndryshuar Kushtetutën”, Ndoja: PD bëri shumë mirë që hyri në Parlament!

Deputeti i Partisë Demokratike, Arian Ndoja, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka folur për vendimin e PD-së për të hyrë në Parlament në muajin shtator, pas reagimeve të forta që pasuan zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndoja e ka cilësuar këtë vendim si një hap të drejtë dhe të domosdoshëm për opozitën, duke theksuar se prania e PD-së në Kuvend është e rëndësishme për të garantuar debat dhe kontroll mbi procesin ligjvënës.

“PD duhet të hynte në Parlament për dy arsye themelore: për të mos lënë hapësira bosh dhe sepse çdo ligj duhet të ketë oponencën e vet. Nuk ka rëndësi që ky parlament është i paligjshëm, por njerëzit duhet të dëgjojnë argumentin kundër për çdo ligj,” u shpreh Ndoja.

Deputeti demokrat shtoi se qëndrimi në Parlament është gjithashtu një mënyrë për të mbrojtur Kushtetutën, duke mos lejuar që mazhoranca të ndërmarrë ndryshime pa konsensus.

“PD ka detyrimin që gjatë kësaj kohe, duke mos lënë hapësira boshe, të mos lejojë as ndryshimin e Kushtetutës, sepse duhen disa vota nga ne për të bërë ndryshime kushtetuese,” tha ai.

Sipas Ndojës, opozita duhet të jetë aktive dhe e pranishme në procesin parlamentar, pavarësisht qëndrimeve politike ndaj mënyrës se si u zhvilluan zgjedhjet.

“PD ka bërë shumë mirë që ka hyrë në Parlament,” theksoi ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×