E paprecedentë! Ilir Prodës i hapin adresa e-maili false, kërcënojnë qytetarët në emër të kreut të Policisë: Brenda 24 orëve…

Email të rreme të cilat prezantohen tek qytetarët si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, kanë vënë në alarm autoritetet.

Sipas burimeve, këto email mashtrojnë qytetarët duke u thënë “se janë nën hetim dhe duhet të paraqiten brenda 24 orëve në komisiariat”.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të mos mashtrohen pasi sipas tyre, nuk dërgon asnjëherë email për vepra penale.

Policia e Shtetit:
Informojmë qytetarët se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Me këtë adrese, qytetarëve iu janë dërguar mesazhe elektronike me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe duke iu kërkuar që të paraqiten brenda 24 orëve, në polici.

Informojmë se emailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj.

Qytetarët duhet të kenë parasysh:
• Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet emailit.
• Asnjë strukturë policore nuk kërkon që qytetarët të paraqiten në polici, pa një thirrje zyrtare të firmosur dhe të protokolluar.
• Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës tek qytetarët.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen dhe të mos shpërndajnë emaile me përmbajte të tillë.

Gjithashtu, informojmë se rasti është në hetim nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×