E rëndë në Shkodër/ “Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

Historia që u trajtua ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News24, ka të bëjë me një konflikt familjar, i cili i kalon kufijtë e njerëzores.

Një grua rrëfen se në kushte të rënda psikologjike ndodhet së bashku me bashkëshortin dhe djalin prej 16 vitesh në familjen e saj, edhe pse ata janë të martuar prej vitesh, sepse kunata dhe kunati kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk i lejojnë që të hyjnë brenda, edhe pse gruaja rrëfen se shtëpia me dokumente është në emër të bashkëshortit.

Gruaja rrëfen se po kalon një situatë të vështirë, madje kjo situatë u përdor publikisht, gjë që e çoi gruan në tentativë vetëvrasjeje.

Ndërkohë në emision bashkëshorti i saj rrëfen se kunata I ka dhunuar bashkëshorten kur kjo e fundit ishte shtatzanë.

“Motra ime ka goditur bashkëshorten time kur ishte shtatzënë. I gatshëm të bëj kompromis më bashkëshorten e të ndahemi. Gruaja më kërkon të mos shkoj më në banesën e prindërve, por nuk kam çfarë të bëj”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×