
Në kampin madrilen fryn erë ndryshimesh. Nga njëra anë, Real Madrid përballet me tensione dhe pasiguri rreth të ardhmes së Vinícius Júnior. Ylli brazilian po kalon një periudhë të vështirë, ku marrëdhëniet me stafin teknik – përfshirë edhe trajnerin Xabi Alonso – raportohet se janë ftohur. Spekulimet për një largim të mundshëm në merkaton e ardhshme janë shtuar, sidomos pasi në disa ndeshje ai ka pasur një rol më të kufizuar se zakonisht. Tabloidët anglezë madje shkojnë deri aty sa hipotezuar një shkëmbim mes tij dhe norvegjezit të Cityt, Erling Haaland. Për momentin sigurisht një fantazi e merkatos, po ku i dihet në të ardhmen me situatën e vështirë, që po përjeton Vinicius, Real mund të jetë e hapur për të vlerësuar çdo ofertë e alternative të mundshme për sulmuesin Brazilian.
Por ndërsa Vinícius përballet me pikëpyetje, një tjetër yll është ngritur fuqishëm. Si një superhero që rikthehet në skenë, Jude Bellingham ka rifituar shkëlqimin e tij. El Clásico kundër Barcelonës ishte dëshmia më e mirë: një gol dhe një asist për anglezin që po rikthen ekuilibrin në skuadër dhe po riafirmon vlerën e tij si lider.
Pas problemeve me dëmtime sezonin e kaluar, Bellingham ka gjetur ritmin dhe formën e duhur nën drejtimin e Xabi Alonsos, i cili e ka vendosur në rolin e mesfushorit krijues – aty ku ndikon më shumë në lojë. Me gola të rëndësishëm ndaj Juventusit dhe Barcelonës, Jude po tregon se është kthyer më i fortë se kurrë, fizikisht dhe psikologjikisht.
Në sistemin “hibrid” të Alonsos, tresheja Bellingham–Mbappé–Vinícius përbën zemrën e projektit të ri madrilen. Por ndërsa anglezi dhe francezi po shkëlqejnë, situata e brazilianit mbetet një pikëpyetje e madhe.
and then