
Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në Oponencë, e ka cilësuar paraqitjen në një ditë të zv/kryeministres Belinda Balluku dh eish-kryebashkiakut Erion Veliaj, në SPAK, kalendar politik.
Duke iu referuar, situatës së ngjashme në kohën kur kreu i PD Sali Berisha ishte në “arrest shtëpie” dhe duhet të paraqitej në gjyq, ndodhte që në një ditë kur ai kishte gjyq në GJKKO, ‘rastësisht” paraqitej në SPAK një zyrtar nga PS.
“Unë e kam thënë, kam bërë fakultet të dytë me çështjen e Berishës. Sa herë kishte seanca të forta, ne futeshim nga një derë, tek dera tjetër futej një e PS. Është regjia e Ramës për të shmangur vëmendjen”, tha Gjokutaj.
Genc Gjokutaj: Vënia e të dyve në një ditë, pyetja e Ballukut dhe thirrja e Veliajt në Kushtetuese, kalendar politik. Unë e kam thënë, kam bërë fakultet të dytë me çështjen e Berishës. Sa herë kishte seanca të forta, ne futeshim nga një derë, tek dera tjetër futej një e PS. Është regjia e Ramës për të shmangur vëmendjen.
Veliaj kërkoi që të vinte në Këshillin Bashkiak, por u kujtuan vonë avokatët e tij. Këta e njohin frikën, këta janë një tabor, gjysma në burg e gjysma në qeveri. Do të vijë dita që do të thonë tek burgu, shtyhu pak se nuk mbyllet dera. Po të vinte Erioni në Bashki, do të thonte më çoni pak te zyra. Por dhe kjo, në Kushtetuese, Veliaj nuk ka ndonjë dobi prezenca e tij fizike, s’ka vajtur ndonjëherë i pandehuri në Kushtetuese.
Shteti që të jetë demokratik duhet të bëjë truke. Unë kam frikë se këta kur të lirojnë në fillim, e ke pas qafe. Mos e harro kurrë shprehjen e Stalinit: Populli voton, votat i numërojmë ne!
and then