
Antoni Caci do të vijojë të qëndrojë te Mainz. Mbrojtësi me origjinë shqiptare ka rinovuar kontratën me skuadrën gjermane. Caci do të luajë me këtë ekip, të paktën deri në vitin 2028.
“Të zgjasja kontratën me Mainz ishte vendimi më i mirë për mua. Ndihem me të vërtetë si në shtëpi këtu, familjen e kam afër, dhe kurrë nuk humbasin një ndeshje. Ishte e rëndësishme që të tregoj se shumë mendoj për klubin dhe tifozët.
E ndjej besimin e trajnerit dhe shokëve të skuadrës çdo ditë, dhe mbështetja e tifozëve është e jashtëzakonshme. Po punoj fort që të rikthehm në fushë sa më shpejt dhe të ndihmoj skuadrën që të japim gjithçka për tifozët tonë”.
28-vjeçari është përfolur si një prurje e mundshme në kombëtaren shqiptare, por deri më tani nuk ka zhvillime të reja në këtë drejtim.
and then