Iu gjet kanabis në banesë, arrestohet i riu në Tropojë. E pëson edhe nëna e tij pasi…

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për trafik droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet S. M., në fshatin Dragobi, ku gjetën 655 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Dragobia”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Posedonte në banesë, 655 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do ta trafikonte në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari. Procedohet penalisht nëna e 25-vjeçarit, pasi tentoi të fshihte lëndën narkotike.

Sekuestrohet lënda narkotike. Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, me mbështetjen e informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka organizuar në drejtimin e Prokurorisë dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Dragobia”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në banesën e shtetasit S. M., në fshatin Dragobi, ku gjetën 655 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim trafikimin në Kosovë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në fshatin Dragobi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjithashtu, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. M., 45 vjeçe (nëna e 25-vjeçarit), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka tentuar të fshehë lëndën narkotike në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar për kontroll në banesë. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×