
Deputeti i Partisë Demokratike, Arian Ndoja, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka folur për situatën politike në Parlament, qëndrimet e opozitës dhe dinamikat e brendshme brenda PD-së.
Ndoja theksoi se qëllimi i Partisë Demokratike nuk është të krijojë tension apo zhurmë në Kuvend, por të zhvillojë debat politik dhe të kërkojë respektimin e rregullores parlamentare.
“Unë kam thënë që PD kërkon debatin në Parlament. Në asnjë moment Berisha apo dikush tjetër s’ka kërkuar të prishet seanca. Rregullorja u shkel në gjithë format në seancën e betimit të qeverisë,” u shpreh Ndoja.
Ndoja komentoi gjithashtu dinamikat në radhët e opozitës, duke deklaruar se ndonëse mund të ketë zëra që mendojnë ndryshe, ai mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij.
“Ka disa në grupin e PD që mendojnë se ka tradhti. Dikujt që nuk e kupton mesazhin tim i kam dërguar mesazh, i kam thënë mund të lëvizin 49 vetë nga PD, unë jam i fundit që do lëvizë,” tha Ndoja.
Deputeti shtoi se deklaratat e tij për disa figura brenda partisë janë keqinterpretuar dhe se komentet e tij shpesh janë bërë “në formë shakaje”.
“Unë bëra shaka me atë personin se po tregonte shumë interes se sa i varur jam unë. Pra, edhe po të lëvizi Berisha, unë nuk lëviz nga PD,” përfundoi ai.
and then