Liria e medias dhe pluralizmi politik në Shqipëri/ Balla: Kryetari i PD-së me më shumë kohë televizive se Kryeministri

Në konferencën e Stabilizim-Asociimit kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, njoftoi se qeveria do të propozojë së shpejti një ligj të posaçëm kundër dhunës me bazë gjinore, duke e cilësuar si një çështje që bashkon të gjitha palët politike dhe shoqërinë në tërësi.

Balla theksoi rëndësinë e lirisë së mediave në funksionimin e demokracisë dhe ndau me pjesëmarrësit një raport të Autoritetit të Mediave Audiovizive, ku sipas tij, kryetari i Partisë Demokratike ka pasur më shumë kohë televizive në katër televizionet kombëtare sesa kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste.

Ai e cilësoi këtë si një tregues pozitiv të pavarësisë së mediave, duke theksuar se linja editoriale nuk përcaktohet nga politika, por nga vetë mediat.

Në përmbyllje, Balla falënderoi përfaqësuesit e Parlamentit Europian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, duke përmendur votimin e fundit me mbi 570 vota pro në raportin për vendin. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët për projektligjet që prekin interesin publik, përtej ndasive ideologjike

Fjala e plotë:

Në vijim të asaj që tha kolegia Kokalari, natyrshëm që çështjet e dhunës me bazë gjinore janë çështje të cilat na bashkojnë të gjithëve dhe së shpejti do të vijë nga qeveria dhe do të miratohet në Kuvend një ligj i posaçëm kundër dhunës ndaj grave, të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore.

Sa i përket një vlerësimi të shkurtër të çështjes së mediave, po padyshim që liria e mediave është thelbësore në vlerësimin e demokracive funksionale. Por unë mendoj që ajo që ka rëndësi në garat e barabarta, sepse media është interpretuesi, ose le të themi një ndërmjetës mes politikanit dhe publikut dhe pashë në raportimin e fundit të Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri një tabelë që është për mua shumë domethënëse dhe që doja ta ndaja me kolegët edhe të opozitës, të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe të Parlamentit Europian.

Kam këtu një përmbledhje të kohës televizive të politikanëve kryesorë në Shqipëri në katër televizionet kombëtare. Dhe e shoh si shumë pozitive, në kuptimin e pavarësisë së medias, që politikani që ka më shumë kohë televizive në katër televizione kombëtare është kryetari aktual i Partisë Demokratike, madje më shumë kohë sesa kryetari i Partisë Socialiste në shumicë.

Dhe kjo është diçka që mendoj që vlen. Po, vlen shumë. Dhe kjo është në Televizionin Kombëtar, Radio Televizioni Shqiptar, ndërkohë që në katër televizionet publike pra kryesore, koha e kryetarit të Partisë Demokratike është dy herë më shumë sesa koha e Kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste.

Kjo është në katër televizione, pra dy herë më shumë kryetari i Partisë Demokratike sesa kryetari i Partisë Socialiste në katër televizionet kombëtare. Kjo është gjë e mirë.

Në fund të fundit janë mediat vetë që vendosin se kush duhet të dalë dhe kush jo, dhe nuk bëjmë ne linjën editoriale të mediave. Kështu që në vlerësimin tim vlen ajo që e kam thënë gjatë gjithë këtyre dy ditëve të punimeve: duhet të punojmë të gjithë bashkë në funksion të të gjitha çështjeve që kemi diskutuar.

Ka disa raste kur opozita e ka natyrshëm votën kundër, siç është buxheti i qeverisë, përbërja e qeverisë, por kemi edhe plot projektligje të tjera ku mund të gjejmë gjuhën e përbashkët, përfshirë këtu edhe çështjet që u përmendën së fundi nga eurodpeutetët.

Duke iu falënderuar të gjithëve.

Faleminderit, faleminderit për prezencën kaq të madhe kësaj radhe
të Parlamentit Europian në Tiranë. Kjo dëshmon shumë për vëmendjen e Parlamentit Europian dhe ju lutem, përmes jush, transmetojini të gjithë drejtuesve, kryetarëve të grupeve politike më të mëdha në Parlamentin Europian, EPP, SND-së, edhe
gjelbërve, edhe të grupeve të tjera — mirënjohjen dhe falënderimet tona për mbështetjen, sepse mbi 570 vota pro Shqipërisë në raportin e fundit ishte shumë domethënëse për ne. Faleminderit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×