“Mbesa ime sa kaloi aty me nënën e saj”/ Dëshmi tronditëse nga shpërthimi me tritol në Shkodër. Autorët dogjën automjetin në Postribë

Këto pamje i përkasin makinës së shtetasit Ena Busukja i cili u sulmua me tritol në Shkodër në një atentat ndaj tij. Ndërkohë banorët e lagjes “Arra e Madhe” në Shkodër ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm me tritol i 28 tetorit, janë terrorizuar.

Inspektori i tatimeve Enea Busukja ishte në qendër të këtij atentati por arriti të shpëtonte mrekullisht pasi sapo ka dalë nga banesa është futur me shpejtësi në automjetin e tij. Dera e makinës e ka mbrojtur Busuken duke i shpëtuar jetën.

Dëshmitarët të cilët qëlluan në vendngjarje, që janë edhe komshinjtë e inspektorit tatimor rrëfejnë tmerrin që përjetuan.

Një tjetër banor i zonës ku ndodhi shpërthimi me tritol, Eduard Gjoka, thotë se mbesa e tij e vogël vetëm pak minuta përpara ngjarjes së rëndë kaloi aty së bashku me nënën e saj duke rrezikuar ndjeshëm jetën ndërsa e mitura, nxënëse e fillores ka pësuar edhe një shok psikologjik.

Inspektori Tatimor në Shkodër Enea Buzukja pas shpërthimit të eksplozivit, u dërgua në spitalin rajonal ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën teksa ka dëmtuar njërën dorë.

Pas ngjarjes mbërriti menjëherë policia e cila ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve ndërsa hetimet vijojnë intensivisht për ta zbardhur të plotë. Autorët u kujdesën që automjetin me të cilin kanë lëvizur ta djegin në një fshat të Postribës për të eleminuar gjurmët ndërsa u larguan në drejtim të paditur.

Nga ana tjetër Busukja deklaroi në Polici se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e ka idenë përse u sulmua me tritol.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×