
Deputeti i Partisë Demokratike, Arian Ndoja, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar vendimin e PD-së për të mbështetur Florjan Binajn si kandidat në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Sipas Ndojës, kjo zgjedhje përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të hapjes së Partisë Demokratike ndaj figurave të reja dhe profesionistëve jashtë politikës tradicionale.
https://www.youtube.com/watch?v=i1NypB3LzrA
“Zgjedhja e Florjan Binajt si kandidat për ta mbështetur në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, për mendimin tim, është shenja e parë e hapjes së PD. Pra, PD do të thithë intelektualë nga shtresa të tjera që s’janë marrë me politikë, dhe ka bërë gjënë e duhur,” u shpreh deputeti demokrat.
Ndoja theksoi se përfshirja e personaliteteve të njohura nga fusha të ndryshme mund të ndihmojë në ringritjen e imazhit të opozitës dhe në rritjen e besimit të qytetarëve te PD. Ai shtoi gjithashtu se perceptimi publik ndaj kandidatëve të rinj është shpesh i lidhur me pavarësinë e tyre politike.
“Shikoni edhe sondazhet. Gjeja e parë që mendojnë njerëzit kur zgjidhet një kandidat, është: kush e ka në kontroll,” tha Ndoja.
				
             

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then