NBA/ Thunder vijon marshimin, kampionët sigurojnë suksesin e 5-të radhazi

Vijon starti perfekt i sezonit për skuadrën kampione në fuqi të Oklahoma City Thunder . Të martën në mbrëmje kampionët, duke korrur suksesin e pestë sezonal. Thunder mundën 107-101 Sacramento, sfidë ku Alexander Shai ishte protagonist si gjithmonë në parket, duke realizuar 31 pikë. Fiton edhe skuadra e Golden State, që mundi 98-79 Clippers, ndeshje ku mbrojtjet e të dyja skuadrave bënë diferencën. Butler me 21 pikë e Curry me 19 pikë u dalluan për Warriors.

Ekipi i Miami, falë 58 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, fitoi 144-117 ndaj Charlotte (Jaquez 28 pikë e Adebayo 26 pikë më të mirët). Në Konferencën e Lindjes kryeson Philadelphia me 4 fitore, që mposhti 139-134 Washington jashtë fushe. Fitore që erdhi në kohën shtesë, ku shkëlqeu Tyrese Maxey me 39 pikë e 10 asist. Skuadra e Milwaukee fitoi 121-111 ndaj New York, ndeshje ku u dallua ylli i kësaj skuadre Giannis Antetokounmpo me 37 pikë. Ndërkohë 36 pikët e Brunson për njujorkezët rezultuan të panevojshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×