“Nuk jap garanci për Belindën deri në Krishtlindje”, gazetarja: Dy ministra në hetim, do të zbulojmë megaskandalin për KAYO-n, miliona para

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi në Oponencë se përveç zv/kryeministres Balluku, në hetim nga SPAK janë dhe 2 ministra të rëndësishëm, bashkëpunëtorë të saj.

Sipas Llabanit, njëri ministër është për alokimin e 150 milionë dollarëve qoka që e mbajnë në pushtet, dhe tjetri, një ministre për sigurinë kombëtare.

“Këta e kanë shitur sigurinë kombëtare tek persona që shesin shtëpi në Amerik”, tha gazetarja duke shtuar se me kaq shumë akuza, nuk jep garanci se zv/kryeministrja nuk do të festojë as Krishtlindjet.

Ajo u ndal dhe tek një tjetër skandal që po heton NATO dhe që lidhet me shoqërinë KAYO  në varësi të ministrisë së Infrastrukturës.

Oponencë, tha Llabani, do të vijojë me publikimin e provave e fakteve që faktojnë megaskandalin e blerjes së armatimeve nga KAYO, e cila drejtohet nga njerëz që nuk janë kompetentë.

“Është një shoqëri sensitive që do të përfundojë si MEKO që vrau njerëz. Ju jap garanci që këtu në studio  këtu do të sjellim prova e fakte që do të vërtetoj një nga megaskandalet në lidhje me këtë gjë”, u shpreh moderatorja e Oponencë, Anduena Llabani.

Anduena Llabani: Unë vërtet kam folur që Balluku nuk e feston Shën Valentinin, por nuk jap garanci se cfarë do të ndodhë për Krishtlindje. Di që dhe 2 ministra shumë të rëndësishëm, të emëruar nga Balluku, të njohur dhe si bashkëpunëtorë të saj janë nën hetim, njëri për alokimin e 150 milionë dollarëve qoka që e mbajnë në pushtet por flas dhe për ministre që sigurinë kombëtare e kanë shitur tek persona që shesin shtëpi në Amerikë. Dmth unë kam një pyetje, me kaq shumë gjëra sa ka zonja Balluku, një njeri që ka 70% të buxhetit shqiptar.

Një nga skandalet që po hetohet sot dhe nga strukturat e brendshme të NATO-s, është çështja e sigurisë për blerjen e armatimeve nga ministria, e ashtuquajtura KAYO, një firmë që firmos miliona para nga shteti për blerje armatimesh dhe rezulton se kjo shoqëri drejtohet nga persona që nuk janë fare kompetentë. Është një shoqëri sensitive që do të përfundojë si MEKO që vrau njerëz. Ju jap garanci që këtu në studio  këtu do të sjellim prova e fakte që do të vërtetoj një nga megaskandalet në lidhje me këtë gjë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×