
27-vjeçarja në Korçë me iniciale A.M është proceduar penalisht nga Policia pasi ka goditur një këmbësore me makinë.
Sipas burimeve, autorja pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Autoritetet po punojnë deri në një vendim final ndaj të akuzuares.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të njoftimit të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në lagjen nr. 17, Korçë, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor identifikuan shtetasen A. M., 27 vjeçe, banues në Korçë, e cila dyshohet se duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, ka aksidentuar lehtë një këmbësore dhe është larguar. Për shtetasen A. M. nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
and then