“Prokurori për rastin ‘Balluku’, po kërcënohet!”, gazetari tregon prapaskenat: Rama e telefonoi nga celulari i Manjës dhe…

Gazetari Almer Toska, drejtues i Timoni.al ka treguar prapaskenat për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK. Përballë gazetares Ola Bruko në News24, ai foli për një telefonatë që kryeministri Edi Rama ka bërë me prokurorin e çështjes, Dritan Premçi, përmes telefonit të Ulsi Manjës.

Ai tha e prokurori po kërcënohet.

“Dritan Premçi nuk ka pranuar të shpallë urdhër-arrestin, u kap në befasi. Ai mori kërcënime nga familja e tij. Balluku dhe njerëz të saj i kanë bërë kërcënime. Se di nëse mund ta përballojë këtë presion dhe kërcënime që po përballon Premçi, siç po bën Duamni. Premçit, bravo i qoftë, është kurajoz. Ai po heton dhe po përballet me presione. Premçi është telefonuar nga Edi Rama. E di bisedën telefonike, që Rama ka folur me Premçin përmes telefonit të Ulsi Manjës. E ka pyetur; çfarë ke në atë dosje për Ballukun. Ai i ka thënë; ato që ti di dhe ato fakte që di për aferat. Rama i ka kërkuar që të shtyhet masa pas zgjedhjeve në Tiranë. Rama ka pasur një telefonatë me zonjën Balluku, ku i ka thënë nëse del lajmi, duhet të japësh dorëheqje. Ajo i ka thënë; Unë s’jam Erion Veliaj. Balluku e di eksperiencë dhe çfarë i ndodhi Veliajt.”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×