“Rama nuk i trembet Binajt”/ Gjyli: Sondazhi ka treguar rezultat shumë pozitive për kandidatin e opozitës, situata brenda PS paraqitet…

Pedagogia e Luarasit, Arsejda Gjyli, theksoi se kryeministri Edi Rama nuk i trembet kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita Florjan Binajt.

Ajo tha se sondazhi ka qenë shumë pozitiv për Florjan Binajt, ku sipas saj nuk do ta prodhonte asnjë kandidat politik këtë rezultat.

Gjyli shtoi se situatë brenda PS paraqitet e qetë dhe puna vijon në mënyrë sistematike.

“Nuk di të them se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese. Makinacioni i PS ka një strukturë të tillë, që nuk e besoj se Rama i trembet Florjan Binajt. Sepse Binaj vërtet mund të ketë mbështetje publike.

Por nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë me strukturat e partive që i zgjasin sot dorën dhe zotohen se do ta mbështesin si opozitë e bashkuar. 10 vota bëjnë diferencën, sepse kemi parë që Lulzim Basha ka fituar me 10 vota. Në PS puna vazhdon në mënyrë sistematike, ka një lloj qetësie nga Rama kur i drejtohet strukturave.

Nga sondazhi ka rezultat shumë të mirë Binaj, asnjë kandidat politik nga PD, nuk do ta prodhonte këtë rezultat.”, tha Gjyli.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×