Rama publikon videon nga Parisi: Me ftesë të Macron, në punimet e Paris Peace Forum

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në edicionin e 8-të në Forumin e Paqes në Paris (Paris Peace Forum).

Rama ndau në rrjetet sociale momente nga pjesëmarrja në forum, ku u prit nga Justin Vaisse, themelues dhe drejtori i Përgjithshëm i forumit. E pranishme ishte edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.

Forumi i Paqes zhvillohet sot dhe nesër, dhe është një ngjarje ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.

Forumi i Paqes në Paris është një platformë e krijuar në Mars 2018 që pret çdo vit liderët botërorë dhe krerët e organizatave ndërkombëtare, si dhe liderë nga shoqëria civile dhe sektorë privatë e mijëra individë nga e gjithë bota, për krijimin e formave të veprimit kolektiv.

Në një botë që kërkon më shumë veprime kolektive, Forumi i Paqes në Paris është një platformë e hapur për të gjithë liderët që kërkojnë të zhvillojnë koordinim, rregulla dhe kapacitete që u përgjigjen problemeve globale.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×