‘Reforma në drejtësi ka dështuar, ky vend po kundërmon erë’, Toska: Balluku duhej të ishte në burg

Gazetari, Almer Toska, theksoi se zv.kryeministrja Belinda Balluku duhet të kishte shkuar në burg, por sipas tij, kjo e fundit po i bën bisht drejtësisë.
Ai shtoi se reforma në drejtësi ka dështuar.

Më tej ka ndërhyrë dhe pedagogia e Luarasit Arsejda Gjyli duke theksuar se punën e drejtësisë e pengojnë disa komponentë sipas saj, krimi i organizuar dhe e gjitha kasta politike.

Debat i plotë në studio:
Toska: Balluku duhet të ishte ne burg që në ditën e parë. Unë pres që reforma në drejtësisë të veprojë siç duhet. Kanë hapur tre telefona të Evis Berberit. Është kapur një deputeti i PD që fliste me Berberin.

Gjyli: Z.Dumani bëri në komision në parlament dhe ju përgjigj 65 pyetjeve. Si radhë ndonjëherë maratonë. Duhet thënë që sigurimi i drejtësisë në Shqipëri është shumë delikat. Janë 33 zyrtarë të lartë.

Toska: Duhet të ishin 330 moj zonja Gjyli. Balluku po i bën bisht drejtësisë sepse këta palaço nuk po ndihmojnë dritan Prençin.

Gjyli: Ka dhe një fakt tjetër që z.Dumani doli dhe tha që drejtësaa ka tre komponentë që nuk e lejon të bëj punën e vetë është krimi i organizuar dhe politika.

Toska: Kur të bëhesh mash e politikës dhe levë e Edi Ramës ashtu do të përfundosh.

Gjyli: E gjithë kasta politike nuk e lejon drejtësinë e pavarur e pavarur. Nuk është problematika vetëm në qeveri janë të gjitha.

Toska: Jo janë kthyer ata njerëz tek politika kanë dashur, ata të bëjnë gili vili. Ata sot politika i telefon, i gjithë komisioni i vettingut si Taulant Balla dhe Ulsi Manja i kanë në tutela. Po të kishin pavarësi dhe integritet nuk do vepronin kështu. Sepse reforma në drejtësi është bërë maskaradë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×