
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë bërë sërish ndryshime në nivel drejtuesish. Kryekomisar Elton Halili, i cili deri më tani mbante detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Librazhd, është transferuar dhe do të ushtrojë detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Bulqizë.
Në vendin e tij, si Shefe e Komisariatit të Policisë Librazhd, është emëruar Kryekomisare Nertila Metaj.
Këto lëvizje bëhen në kuadër të riorganizimit dhe forcimit të strukturave të rendit në qarqet Elbasan dhe Dibër.
and then