Shkodra, Dibra, Elbasani dhe Tirana/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja kush do të jenë shefat e rinj të komisariateve

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka kryer disa lëvizje në drejtimet e komisariateve në qarqe të ndryshme të vendit, me qëllim forcimin e punës policore në territor dhe rritjen e eficiencës në menaxhimin e strukturave vendore.

Sipas njoftimit zyrtar, ndryshimet janë si më poshtë:
-Kryekomisar Mariglen Duçi, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër, emërohet Shef Komisariati në Policinë e Dibrës.

-Kryekomisare Nertila Meta, me detyrë specialiste në Sektorin kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSH, emërohet Shefe Komisariati në Policinë e Librazhdit, në DVP Elbasan.

-Kryekomisar Elton Halili, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Librazhdit, transferohet Shef Komisariati në Policinë e Bulqizës, në DVP Dibër.

-Kryekomisar Edvin Peci, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Bulqizës, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr. 6, në DVP Tiranë.

-Kryekomisar Erdit Rrëçeku, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr. 6, emërohet Shef Sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.

-Komisar Klaudio Zhupa, me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Volum në Policinë e Kavajës, emërohet Shef Komisariati në Policinë e Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër.

-Kryekomisar Altin Lila, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Dibrës, emërohet Specialist për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPPSH.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×