“Sulmet ndaj ONM, të papranueshme”, Gonzato takon kreun e KPA: BE kërkon përfundimin e Vettingut para qershorit 2026

Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i ka cilësuar sulmet dhe dezinformimin ndaj Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, (ONM) dhe vëzhguesve të saj ndërkombëtarë, të papranueshme që synojnë të minojnë besimin te sistemi i drejtësisë dhe reforma në drejtësi.

Gjatë një vizite në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi se Bashkimi Evropian qëndron fort në mbështetje të procesit të Vettingut.

Gonzato tha se BE kërkon finalizimin e të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues rocesi i rivlerësimit (vettingu) mbetet shtylla kurrizore e reformës në drejtësi dhe përfundimi i tij është një hap themelor në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë vizitës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Kryetarin Sokol Çomo dhe theksoi rëndësinë e finalizimit të të gjitha aktiviteteve të vettingut përpara qershorit 2026, kur përfundon mandati kushtetues.

Bashkimi Evropian qëndron fort në mbështetje të procesit të Vettingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Sulmet e fundit të pajustifikuara dhe dezinformimi ndaj ONM-së dhe vëzhguesve të saj ndërkombëtarë janë të papranueshme dhe synojnë të minojnë besimin te sistemi i drejtësisë dhe reforma në drejtësi.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×