Tabaku: Qeveria fabrikon shifra, ndërsa Eurostat tregon realitetin! 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të qeverisë për gjendjen ekonomike të vendit, duke theksuar se propaganda zyrtare është në kontrast të plotë me realitetin e përditshëm të qytetarëve shqiptarë.

“Qeveria që gjithë ditën fabrikon shifra e merret me propagandë, sot ankohet pse i referohemi shifrave të Eurostatit,” u shpreh Tabaku, duke nënvizuar se raporti i Eurostatit është një fakt i qartë që ngre një shqetësim real për jetesën e shqiptarëve.

Sipas saj, të dhënat tregojnë se 55% e shqiptarëve nuk e mbyllin dot muajin, ndërsa ekonomia familjare është e goditur nga disa faktorë: të ardhurat në rënie, taksat e rritura dhe rritja e çmimeve të produkteve bazë. “Sot, 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqim,” theksoi ajo.

Deputetja opozitare shtoi se rënia e remitancave për shkak të zhvlerësimit të euros me rreth 30% dhe inflacioni i lartë në ushqime, që po ashtu ka arritur 30%, kanë përkeqësuar ndjeshëm mirëqenien e qytetarëve.

“Është fakt: shqiptarët sot janë më të varfër. Shqipëria sot është më e varfër, sepse është e vjedhur,” deklaroi Tabaku, duke akuzuar qeverinë se ka humbur lidhjen me realitetin dhe po jeton në botën e propagandës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×