
Bayern ka avancuar më tutje në Kupën e Gjermanisë, pasi eleminoi Koln. Bavarezët fituan 1-4, në sfidën e luajtur në RheinEnergieStadion. Vendasit realizuan të parët me Ache, pas gjysmë ore loje.
Ekipi i Kompany përmbysi shifrat me Diaz dhe Kane që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Kane kompletoi dopietën personale, sakaq emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Olise.
Ia del edhe Freiburg, që dërgon në shtëpi skuadrën e Dusseldorf. Freiburg fitoi 1-3 në Merkur Spiel-Arena.
and then