
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli nga Kuvendi bëri sugjerime e saj për rendin e ditës. Ajo tha se është shumë i ngjeshur rendi i ditës që ka 25 pika, ndërsa i sugjeron Peleshit që të ketë dhe një seancë tjetër.
“Sot më shumë se një rend dite, është absurd. Të mendosh se brenda kësaj dite ka kaluar ora 12. Të diskutosh të bësh pyetje, të shqyrtosh 4 komisione dhe pr.ligje të tjera, të gjithë e kuptojnë se kjo nuk mund të ndodh. Sikur dhe të diskutojmë tërë natën.
Përpiquni që të mos vendosi më me rend dite 25 pika. Nëse i konsideroni këto organe të parëndësishme, do ta paguajmë të gjithë. Duhet të bëni reduktim dhe ta ndani seancën. Ose ta lini për të hënën. Nëse secili do të ketë 20 minuta, i bie që mos të ndalemi më.”, tha ajo.
and then