Adoleshenti sapo kishte lënë punën/ ‘Porsche’ e merr zvarrë, momenti kur makina me shpejtësi aksidenton për vdekje 17-vjeçarin (VIDEO)

Pamjet që shihni tregojnë momentin dramatik nga aksidenti tragjik që i mori jetën 17-vjeçarit Leandro Shametajt. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të 28 tetorit në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga , mjeti tip Porsche ka marrë zvarrë motorin me të cilin lëvizte viktima, për disa metra, duke i shkaktuar atij plagë të rënda që i sollën vdekjen.

Ndërkohë, rezultoi se shoferi i mjetit ishte i dehur, gjë që e konfirmoi zyrtarisht edhe policia. Kujtojmë se Shametaj punonte si kamerier në një lokal në qytetin bregdetar, ndërsa po kthehej nga puna me motor ku u përfshi në aksidentin që i mori jetën.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×